Mbahet në Sarandë, takimi përmbyllës i projektit “Qeverisja Vendore përballë zhvillimeve kulturore”

May 21, 2018 / BY / IN News

Në 21 Maj 2018, Fondacioni Rruga me Pisha, zbatoi fazën finale të projektit të mbështetur nga #Lëviz Albania. Ky takim i fundit, shënoi firmosjen e paktit social midis përfaqësuesve të grupeve të interest ( art, kulturë dhe turizëm kulturor) të qytetit të Sarandës, dhe përfaqësuesve të Bashkisë së këtij qyteti, me qëllim : përfshirjen e qëndrueshme të skenës së pavarur kulturore të Sarandës në të gjitha vendim marrjet afat- shkurtëra dhe afat- gjata të kësaj bashkie në lidhje me sektorin e artit, kulturës dhe turizmit kulturor.
Kjo faze finale e projektit vjen pas një seri takimesh përgjatë gjithë vitit me të dyja palët, realizimin e dëgjesave publike mbi buxhetet vjetore me grupet e interest në këta sektorë, si dhe reflektimin nga ana e pushtetit vendor mbi zgjerimin e fondit për artin dhe kulturën dhe fillimin e zbatimit të thirjeve për propozime për organizatat kulturore në qytetin e Sarandës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.