Mbahet në Vlorë, takimi përmbyllës i projektit: “Qeverisja Vendore përballë zhvillimeve kulturore”

May 25, 2018 / BY / IN News

Në 25 Maj 2018, Fondacioni Rruga me Pisha, zbatoi fazën finale të projektit të mbështetur nga #Lëviz Albania. Ky takim i fundit, shënoi firmosjen e paktit social midis përfaqësuesve të grupeve të interest (art, kulturë dhe turizëm kulturor) të Vlorës, dhe përfaqësuesve të Bashkisë së këtij qyteti, me qëllim: përfshirjen e qëndrueshme të skenës së pavarur kulturore të Vlorës në të gjitha vendim-marrjet afatshkurtëra dhe afatgjata, të kësaj bashkie në lidhje me sektorin e artit, kulturës dhe turizmit kulturor.
Kjo fazë finale e projektit vjen pas një serie takimesh të realizuara përgjatë gjithë vitit me të dyja palët, me realizimin e dëgjesave publike mbi buxhetet vjetore me grupet e interesit në këta sektorë, si dhe reflektimin nga ana e pushtetit vendor mbi zgjerimin e fondit për artin dhe kulturën, dhe fillimin e zbatimit të thirjeve për propozime për organizatat kulturore në qytetin e Vlorës.

 

 

25

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.