Qeverisja vendore përballë nevojës së zhvillimeve kulturore
Përmbledhje e projektit
Projekti ka targetuar tre NJQV: Vlorë, Himarë dhe Sarandë.Problematika që shfaqet në këto NJQV, është: mungojnë planettrategjike të zhvillimit kulturor dhe turizmit kulturor (nëpërmjet shfrytëzimit të trashëgimisë kulturore), si pjesë e përgjithëshme e planeve strategjike të zhvillimit të NJQV – ve.
Plane këto të cilat do të mund të përfshinin skenën e pavarur kulturore në këto NJQV si dhe grupet e interesit, duke gjeneruar jo vetëm punësim për këtë kategori dhe mirëqënie ekonomike, por duke gjallëruar jetën artistike dhe kulturore të këtyre NJQV- vë për vetë qytetarët e tyre përgjatë gjithë vitit si dhemë tej, duke i kthyer këto NJQV shumë herë më rekreative dhe atraktive gjatë sezonit turistik duke shfrytëzuar kryesisht potencialet e brendëshme – skenën e pavarur kulturore vendase.
Në mungesë të këtyre planeve, përfshirja e grupeve të interest në formulimin e ardhshëm të tyre është imperative.
Qëllimi dhe Objektivat
Qëllimi: Përfshirja e qytetarëve në hartimin dhe planifikiminin strategjik vendor mbi artin, kulturën dhe turizmin kulturor.
Objektivat:
- Advokim nëpërmjet përfshirjes së qytetarëve dhe grupeve të interesit në planifikimin strategjik afatgjatë në këta sektore në këto NJQV, dhe garantimi i qëndrueshmërisë së kësaj përfshirjeje me qëllim rritjen e punësimit dhe të të ardhurave për sektorin e pavarur kulturor në mënyrë tëqëndrushme.
- Garantimi i pjesmarrjes së qytetarëve “skenës së pavarur kulturore vendase dhe grupeve të interesit të NJQV -ve Sarandë, Vlorë dhe Himarë” në proceset e buxhetimit të artit, kulturës dhe turizimit kulturor në këto njësi, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre dhe rritjen e llogaridhënies nga NJQV –të ndaj komuniteteve të tyre.
Aktivitetet kryesore
- Shqyrtimi i planeve strategjike ekzistuese të NJQV-ve të identifikuara.
- Indentifikimi i pritshmërive të grupeve të grupeve të interest dhe SPK “skenës së pavarur kulturore” të këtyre NJQV-ve.
- Analizë e gjendjes së ndërveprimit aktual “grupe interesi NJQV” .
- Pregatitja e përfshirjes së SPK`së dhe grupeve të interesit në planet strategjike të NJQV-ve – hartimi i opinioneve për strategjitë kulturore.
- Përballja Publike: SPK – grupe interesi – NJQV me qëllim përfshirjen e komunitetit në planet strategjike (tre puntata / debate TV në median sociale dhe median lokale) në secilën NJQV).
- Realizimin një raporti për secilën NJQV.
- Hartimin dhe firmosjen e një Marrëveshje publike ( pakti social) nëpërmjet NJQV- dhe grupeve të interesit me qëllim përfshirjen e përherëshme të tyre në hartimin planeve strategjike.
Rezultatet e pritshme
1.Në tre NJQV-të e zgjedhura, fuqizohet pjesmarria e qyterarëve, SPK dhe grupeve të interesit në procesin e hartimit të planifikimit të strategjive vendore në fushen e artit kultures dhe turizmit kulturor
2.Në tre NJQV-të e përzgjedhura, kemi një përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët, SPK dhe grupet e interest, duke garantuar përfshirjen në vendimarrje,buxhetim për sektorin, punësim dhe hapje e NJQV-ve ndaj inicativave të shoqërisë civile dhe grupeve të interest.
Përfituesit kryesorë
Perfituesit direkt : organizatat kulturore, shoqatat e turizmit kulturor që operojnë në rajonin e projektit. Përftituesit indirekt : banorët e NJQV-ve të targetuara si dhe një pjesë e madhe e popullsise shqiptare që frekuenton këto NJQV përgjatë vitit / sezonit turistik
Zona e zbatimit të propozimit
Vlorë, Himarë, Sarandë.
Partneri në projekt
- Unioni i Gazetarëve të Shqipërise.
- Skena e Pavarur Kulturore e Shqipërise.
- Shoqata Shqiptare për Turizmin Kulturor